Mustafa pret marrëveshje për kodin telefonik, lëvizjen e lirë dhe energjetikën
Ka përfunduar takimi në Bruksel në mes të Kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandar Vuciq, me ndërmjetësimin e BE’së.
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE për Politikë të Jashtme e Siguri, Maja Kocijancic, tha nëpërmjet Twitter se detajet e takimit do të publikohen së shpejti.
Mustafa pret marrëveshje për kodin telefonik, lëvizjen e lirë dhe energjetikën
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pret që në bisedimet e sotme në Bruksel, të arrijnë marrëveshje për kodin telefonik, lëvizjen e lirë mbi urën e urën e Ibrit dhe energjetikën.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pret që në bisedimet e sotme në Bruksel me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, të arrijnë marrëveshje për kodin telefonik, lëvizjen e lirë mbi urën e Ibrit dhe energjetikën.
Për dallim nga Vuçiq, i cili ka bërë një deklaratë për mediat serbe para se të fillonte takimi i sotëm në Bruksel, kryeministri kosovar opinionin e tij për pritjet nga ky takim i ka bërë publike përmes një postimi në facebook pak minuta më parë.
“E nisëm dialogun sonte, me pritje për të përcaktuar agjendën e temave që do ti trajtojmë në të ardhmen. Po punojmë që institucionet e Kosovës sa me shpejtë të veprojnë në plotësinë e tyre ne pjesën veriore të vendit. Të gjendet zgjidhje për kodin telefonik, lëvizjen mbi urën e Ibrit, energjetiken. Te gjitha këto zgjidhje do të jenë në dobi të qytetarëve tanë, të të gjitha etnive, dhe ura qe na lidhin me familjen evropiane”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Nis takimi Mustafa-Vuçiq në Bruksel
Ka nis takimi në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka takuar në Bruksel Kryeministrin Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Shpejt pritet fillimi i bisedimeve.
Në këtë raund negociatash, siç është thënë, pritet të mbyllet kapitulli lidhur me kodin e telefonisë mobile, si dhe faturimi i energjisë dhe inkuadrimi i tetë komunave veriore në sistemin kosovar energjetik.
Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe lidhur me temat e mundshme në kuadër të takimeve të ardhshme, që kërkojnë të përmbyllen, e që njëra prej tyre mund të jetë krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryeministri Aleksandar Vuçiq shënojnë takimin e dytë të tyre, pas atij të 9 shkurtit – i cili pas mesnatës ishte finalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësinë.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=27947
