Mustafa porosi për PDK-në: “Dija hallin vetit”
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar edhe njëherë situa tën politike, duke kritikuar PDK-në që vetëm me 36 deputetë nga 120, mundohet të përcaktoj se çfarë duhet bërë në Kosovë dhe a duhet të shkohet në zgjedhje apo jo.
Po ashtu lideri Mustafa ka shkruar se Qeveria krijohet nga shumica parlamentare dhe jo nga renditja e subjekteve nga zgjedhje nacionale.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa:
Në popullin tonë thuhet “dija hallin vetit”. Edhe PDK, që me koalicionin pesëpartiak ka vetëm 36 vota në Kuvendin e Kosovës prej 120 votave, vështirë dhe hiq se mundet në mënyrë rezolutive të përcaktojë se çfarë duhet të bëhet në Kosovë dhe se kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Në zgjedhje nëse u shkohet mund të shkojnë vetëm ata, sepse ky Kuvend ka shumicë parlamentare.
Kuvendi duhet të zhbllokohet nga mbajtja peng e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duhet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Qeverinë do ta zgjedhë ai grupim që ka shumicën e votave, që është i gatshëm të sigurojë zhvillim, përfshirje të komuniteteve, luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe partneritet evropian.
Kushtetuta do të respektohet, do të veprohet edhe sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por një gjë është e qartë se Qeveria e këtij vendi zgjedhet me votat e shumicës së deputetëve dhe jo sipas renditjes të subjekteve politike nga zgjedhjet nacionale.
http://botasot.info/lajme/339548/mustafa-pdk-se-dija-hallin-vetes/
