DYLON

Mustafa: Policia e Kosovës vazhdimisht po dëshmohet profesionalisht

Avatar photo Redaksia

Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e shënimit të themelimit të Policisë së Kosovës, u tha se ky institucion vazhdon të mbetet më i besueshmi nga ana e qytetarëve të Kosovës dhe institucion që dita-ditës po dëshmon për profesionalizimin e tij si njëra më policitë më të suksesshme në rajon.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se Policia e Kosovës vazhdimisht po dëshmohet profesionalisht dhe në mbrojte të qytetarëve dhe ofrimin e sigurisë për ta.

EkoHigjiena

Skender Hyseni, ministër i punëve të Brendshme, tha se për institucionet e Kosovës mbetet prioritet anëtarësimi i Policsë në mekanizmat ndërkombëtar Europol dhe Interpol.

E nikoqiri i këtij manifestimi, drejtorii përgjithshëm i policisë, Shpend Maxhuni, përveç që i përgëzoi policët për këtë ditë tha se në data të tilla është e pamenduar të mos kujtohen policët e rënë në detyrë.

Ai tha se janë rënë 17 policë në kryerje të detyrës. Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje dhe medalje për policët të cilët u avancuar në karrierë.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=41407

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.