Kryeministri, Isa Mustafa nuk e ka përfunduar përballjen me partitë opozitare parlamentare. Pas interpelancës për Gjykatën Speciale, atij i duhet të ballafaqohet me deputetët opozitar edhe për 100 ditëshin e parë të punës së Qeverisë.
Debati për punën e Qeverisë është kërkuar nga shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe është mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë.
Se kur do të mbahet seanca plenare, do të vendos Kryesia e Kuvendit, të martën e javës së ardhshme. Konjufca ka pasur një polemik jo të këndshme me Mustafën gjatë interpelancës së të premtës, raporton Gazeta Tribuna.
Ka thënë se Mustafa është njeriu i fundit që i takon të jap leksione për edukatën. Qeveria Mustafa është kritikuar edhe nga dy partitë e tjera opozitare, AAK-ja dhe Nisma për Kosovë.
Debati parlamentar mund të zgjasë më shumë se interpelanca pasi nuk është i kufizuar në kohë.