DYLON

Mustafa: Për demarkacionin do të vendosin ekspertët, jo politikanët

Avatar photo Redaksia

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë të martën se për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk do të vendosin politikanët, por ekspertët më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

“Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, do të zgjidhet me ekspertizë profesionale vendore dhe ndërkombëtare. I kam kërkuar Bashkimit Evropian që të sjell në Kosovë ekspertë të fushës dhe të njëjtën do ta kërkoj edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Në këtë proces do të përfshihen edhe përfaqësuesit e Qeverisë, opozitës dhe ekspertët vendorë. Mali i Zi është një vend mik i Kosovës që nuk ka pretendime territoriale ndaj vendit tonë, ashtu siç nuk kemi as ne pretendime ndaj tyre”, ka thënë Mustafa një deklaratë ekskluzive për Indeksonline.

EkoHigjiena

më tepër:
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=195942

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.