Mustafa: PDK po bënë propagand pa krip
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu ka kundërpërgjigjur Adem Grabofcit.Ai në një postim në profilin e tij ka shkruar se PDK-së është subjekti që ka krijuar bllokadë dhe ata duhet ta paguajnë dëmin që Kosovës po i shkaktohet nga kjo bllokadë.
Ja postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook.
PDK dhe koalicionistët e saj po bëjnë propagandë pa krip për bllokadën e institucioneve. E unë i pyes: Kush e bllokoi Seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës më dt. 17 Korrik? Kush i la peng për tre orë 83 deputetë në sallë? Kush ua pamundësoi deputetëve që kishin dhënë betimin të diskutojnë e të shprehin mendimet? Kush abuzoi me rendin e ditës? Kush e dërgoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkoi masë të pezullimit për Kryetarin e zgjedhur me pjesëmarrje të 83 deputetëve, me 65 vota? Dhe, Gjykata jo vetëm që pezulloi Kryetarin, por shkoi edhe më larg, e ndaloi edhe punën e deputetëve që kanë marrë votën e popullit, por nuk pezulloi nënkryetarët e zgjedhur në të njëjtën procedurë!? Kush i jepte udhëzime Kryesueses se si të bllokojë Kuvendin, që shihet edhe në xhirim?
Ishin njerëzit nga rendi i parë i PDK-së. Prandaj, ju të PDK-së jeni ata që krijuat bllokadë dhe ju duhet ta paguani dëmin që Kosovës po i shkaktohet nga kjo bllokadë. Shkruani sa të doni vet, apo porosisni tjerët të shkruajnë për juve, e ju dërgoni ato si artikuj autorial. Njëjtë e keni. Askush nuk ju beson. Bllokada dhe bllokuesit u panë qartë.
Përndryshe, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci kishte thënë se me këtë bllokim të jetës institucionale në vend, është shkaktuar një dëm i madh në interes të qytetarëve.
Ai ka shkruar në rrjetin social facebook, se duhet të kemi parasysh të ardhmen në të cilën gjendet procesi i shtetndërtimit të Kosovës.
Sipas tij, me këtë bllokim të jetës institucionale në vend, është shkaktuar një dëm i madh në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit, prandaj secili subjekt politik duhet të pajtohet me çfarëdo verdikti që do të sjellë në vijim Gjykata Kushtetuese.
“Ende jemi në formësim të shtetndërtimit dhe në përpjekje për krijimin e institucioneve funksionale e stabile. Për këtë, aq më pak e kemi atë komoditet që t’i lejomë vetvetes lojë politike të ngadalësimit të krijimit të institucioneve të reja,
