Mustafa: Në tregun e gjelbër investimet janë të domosdoshme

Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa me bashkëpunëtor ka vizituar tregun e gjelbër dhe nga afër është njoftuar me problemet, kërkesat dhe sfidat që kanë më shumë se 300 tregtarë për këtë kohë që janë në këtë lokacion.
Ai i shoqëruar edhe nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, i Bujqësisë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë nga afër janë njoftuar me qarkullimin që kanë tregtarët, problemet të cilat i kanë ata, gjendjen e tregut sot, si dhe kërkesat e shumta që të investohet aty, kërkesë që edhe kryetari Mustafa ishte i pajtimit se aty duhet të ndryshohet organizimi i tregut me investime që tashmë janë në planifikim me ekspertë të kësaj lëmie.

Ai tha se është duke u përgatitur studimi i fizibilitetit, për investimin e këtij ambienti në mënyrë që aty të bëhet një objekt atraktiv, modern dhe me standarde, e i cili do të tërheqë më shumë njerëz dhe që qarkullimin e njerëzve në atë zonë pastaj do ta shtonte edhe më shumë dhe normalisht edhe qarkullimi i mallit do të ishte edhe më i madh.

Mustafa ka thënë se është e nevojshme që të bëhet investim në këtë hapësirë për krijimin e kushteve më të mira për të ushtruar veprimtarinë e tyre tregtarët gjatë ditëve sa punojnë në këtë lokacion, sikundër që një investim në treg ishte i mirëpritur edhe nga blerësit.

Tregtarët nga kryetari Mustafa kanë kërkuar një intervenim në nivelin qendror në mënyr që të ndikohet në uljen e taksës për qytetarët nga Lugina e Preshevës, sepse taksat shumë të larta dhe rënduese për ata, kanë bërë që shitja të bien për një përqindje mjaft të madhe.

Kryetari tha se me një investim të studiuar mirë, të projektuar dhe menaxhuar mirë këtu mund ta bëjmë bashkërisht me ju një ambient tërheqës, atraktiv për qytetarët dhe me standarde moderne ku do të inkuadrojmë biznese si kafiteri, restorant, floktari, rrobaqepës, orëtari etj. por duke mos i cenuar aspak bizneset që janë duke funksionuar tani këtu, e që janë shumë të domosdoshme edhe në objektin e ri. Atëherë do ta shihni edhe ju si tregtar se me aktivitete të larmishme tregtare e shërbyese, këtu do të kemi edhe më shumë qarkullim si të njerëzve ashtu edhe të mallrave.

Mustafa u ka sqaruar atyre se investimi i planifikuar i Komunës së Gjilanit së pari është për të mirën e tregtarëve dhe qytetarëve e më pas edhe integrim të kësaj zone në jetën normale dhe zhvillimore. Investimi i tillë aspak nuk do të dallonte më pas nga qendrat e mëdha tregtare që i kemi ne sot në Komunën e Gjilanit, por do ta bënte konkurrent të fort të tyre për të mirën e qytetarëve gjilanas.

Ndryshe Mustafa ka blerë pemë të ndryshme që janë prodhime vendore të Komunës së Gjilanit, duke i inkurajuar fermerët që të merren edhe më shumë me agro-kulturë, sepse tregu është i sigurt dhe përfitimet janë të mira dhe mund të jetohet me këtë lëmi. /2lonline/

KOMENTE