DYLON

Mustafa: Në krye të dialogut do të jetë kryeministri i vendit

Avatar photo Redaksia

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shpjeguar se dilaogu do të jetë përgjegjësi e Qeverisë. “Marrëveshja e Koalicionit LDK, AAK dhe Nisma me Lëvizjen Vetëvendosje e vërteton përkushtimin dhe përgjegjësinë e të gjitha palëve ndaj dialogut. Dialogu do të jetë përgjegjësi e Qeverisë, si sublimim i përgjegjësive të të gjitha palëve që do ta përbëjnë këtë qeveri.

Në krye të dialogut do të jetë Kryeministri i vendit, përkatësisht dialogu do të zhvillohet mbi baza të reciprocitetit. Subjektet anëtare të koalicionit do të kenë përgjegjësi të veçanta në dialog, por askush nuk mund ta nënkuptojë se dialogu mund të zhvillohet mbi baza partiake. Dialogu është përgjegjësi e jonë për zgjidhjen e problemeve me fqinjët por edhe zotim që e kemi dhënë para parterëve tanë, SHBA dhe vendeve të Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai ne Facebook.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.