DYLON

Mustafa: Marrëveshja stabile, të tjerat tema të mediave

Avatar photo Redaksia

Pas takimit ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj të dy liderët kanë thënë se temat e diskutimeve të tyre edhe më tej mbeten ndërtimi i institucioneve.

“Të gjitha vonesat e formimit të institucioneve po reflektojnë në gjendjen e vendit. Jemi të vendosur për ndryshim dhe po punojmë se bashku intenzivisht për të ndodhur kjo”, ka thënë pas takimit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

EkoHigjiena

Ndërkaq, Isa Mustafa, duke komentuar raportimet në media për atë se pritet që ai të kërkojë nga partitë e koalicionit postin e kryeministrit, ka thënë se “këto janë tema të hapura vetëm në media”.

“Ne po diskutojmë se si t’i ndërtojmë institucionet e vendit, si të kemi ndërtimin e qeverisë. Ne kemi ndërtuar një besim të ndërsjellë dhe do të punojmë së bashku drejt themelimit të institucioneve”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.