DYLON

Mustafa: Marrëveshja siguron sistem unik të drejtësisë

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar kabinetin e tij për arritjen e marrëveshjes për drejtësinë në Bruksel. Mustafa ka thënë se kjo marrëveshje është një e arritur pasi siguron sistemin unik të drejtësisë.

Ai ka thënë se për herë të parë ligjet e Kosovës do të aplikohen në tërë vendin.

EkoHigjiena

Kryeministri ka sqaruar se emërimi i gjyqtarëve do të bëhet në harmoni me strukturën e popullsisë në komuna, transmeton Gazeta Tribuna.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se më këtë marrëveshje kanë arritur t’i mbrojnë pesë synime.

“E para është ruajt sistemi unikë, aplikueshmëria e ligjeve në tërë Kosovën, është ruajt emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, mos ndryshimi i ligjeve, mbyllja e strukturave paralele në gjyqësi”, ka thënë Kuçi.

Kryeministri Mustafa në fund e ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për takimet që ka pasur në Bruksel, nga ku ka marrë përkrahje për themelimin e FAK-ut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.