(2LONLINE) – Ish kreu i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa ka paralajmëruar padi për kryetarin aktual të Gjilanit Lutfi Haziri, për siç thotë ai, shpifje, kur janë në pyetje borxhet që ka trashëguar komuna e Gjilanit pas ndërrimit të pushtetit.
“Ju bëjë me dije se kam vendosur përfundimisht që të përdori të gjitha mjetet juridike për ta “lëshuar në toke të bukës” kryetarin shpifës dhe matrapazin e Gjilanit Lutfi Hazirin”, është shprehur në këtë mënyrë Mustaf,a duke paralajmëruar se do t’i ngre padi Lutfi Hazirit edhe atë për shpifje rreth obligimeve të komunës dhe për diskreditim të pabazuar rreth këtyre obligimeve dhe rreth shpenzimeve për dreka e darka .
Sipas tij, këto që i thotë Haziri janë të pavërteta e janë edhe ato që i ka deklaruar në televizionin Publik se Komuna e Gjilanit ka obligime 9.6 milionë euro edhe përkundër raportit zyrtar vjetor financiar që është debatuar gjatë në Kuvend të komunës, në të cilin figuron obligimi prej 4.1 milion euro dhe me mjetet e bartura e të pashpenzuara nga viti 2013, e që janë 377 mije euro, del se obligimi është 3.7 milion euro, thotë Mustafa.
Ai tha se padia do të ketë të bëjë edhe me diskreditim të pabazuar rreth këtyre obligimeve dhe rreth shpenzimit siç thotë Haziri, për dreka e darka me mbi 1000 euro në ditë e që është rrene e kulluar, sipas Mustafës.
“Po ashtu ka të bëjë edhe për manipulim dhe mashtrim të publikut të komunës të cilit i ka premtuar gjithçka e nuk do t’i jep asgjë sepse mundësitë dhe vullneti i këtij kryetari nuk japin më shumë”, thotë Mustafa.
Përndryshe, ish kryetari i Gjilanit e ka ftuar kryetarin aktual të Gjilanit n debat publik për t’u ballafaquar para medieve për obligimet e komunës në fund të vitit 2013.. /2lonline/