DYLON

Mustafa: Ky është plani për seancën e nesërme

Avatar photo Redaksia

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook ka treguar planin e nesërm të seancës së Kuvendit. Ja postimi i plotë:

Te nderuar qytetarë
Nesër është vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë po shkojmë më të bashkuar se kurrë për të gjetur zgjidhje për ndërtimin e institucioneve demokratike, për të hapur perspektivën zhvillimore të vendit dhe për ta ruajtur dhe fuqizuar partneritetin me SHBA-të dhe vendet e BE-së.

EkoHigjiena

Zgjedhjet e këtij viti janë bërë për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët kanë dhanë betimin dhe ata përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Është në përgjegjësinë dhe vullnetin e deputetëve të zgjedhin organet e Kuvendit dhe Qeverinë, përgjegjësi kjo e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.

Asnjë nga subjektet politike nuk ka dalë nga zgjedhjet me shumicën e votave të qytetarëve e cila ia mundëson paraprakisht të jetë fituese, por shumica do të konsolidohet në seancën e nesërme të Kuvendit mbi bazën e interesave programore. Kosova ka nevojë të ndërtojë një demokraci të qëndrueshme parlamentare, prandaj çdo rezultat që do të dal nga vota e deputetëve do të jetë i pranueshëm, si akt i vullnetit të shumicës, ka shkruar ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.