DYLON

Mustafa: Kroacia partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës

Stjepan Mesiq
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq, për zhvillimet në Kosovë dhe progresin që po arrihet në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane si dhe proceset tjera.

Duke e falënderuar ish-presidentin Mesiq për kontributin e dhënë për Kosovën gjatës kohës sa ka qenë president, sidomos pas shpalljes së pavarësisë në fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral me Kroacinë.

EkoHigjiena

“Republika e Kroacisë ka dhënë mbështetje të madhe për Kosovën duke qenë partner i rëndësishëm në rrugën e konsolidimit dhe të forcimit të shtetësisë”, tha kryeministri Mustafa.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tij të mëtejshme për Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.