DYLON

Mustafa: Kosova, shembulli më i mirë në Rajon

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e gjithanshëm të shtetit.

EkoHigjiena

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu foli për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe struktura tjera evropiane, duke kërkuar mbështetjen e Këshillit të Evropës, në këtë rrugë.

Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde, duke iu referuar raportit të fundit për Kosovën, veçoi aspektet që lidhen me të drejtat e komuniteteve dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, duke theksuar se Republika e Kosovës është shembulli më i mirë në rajon dhe më gjerë në këtë drejtim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.