“Kosova duhet t’i përmbyllë temat e hapura në mënyrë që të mund të thithë investime të huaja. Është goxha problem me pas investitorë të huaj nëse çdo ditë në media ndërkombëtare Kosova paraqitet si një vend që përballet me sulme terroriste nga Serbia”, ka thënë Ilmi Mustafa nga Gjilani, afarist i suksesshëm në Gjermani.
Po ashtu, sipas tij, imazhi i Republikës sonë në botë zbehet nga deklarata të krerëve institucionalë që nuk besojnë në institucionet e drejtësisë në vend. Kjo është katastrofale!
‘Kosova ka nevojë për një qeverisje e cila nuk merret me populizëm, por këmbëngulë me krijua zgjidhje për temat e hapura në mënyrë që me paraqitë një vend stabil e të sigurt për investitorë të huaj por edhe nga diaspora jonë që do ta ndihmonin vendin për tu zhvilluar ekonomikisht’, ka thënë Ilmi Mustafa, afarist në Gjermani, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan. /2LONLINE/