DYLON

Mustafa: Kosova duhet të jetë e barabartë në të gjitha instancat ndërkombëtare

Avatar photo Redaksia

Kryeministri, Isa Mustafa me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se Kosova duhet të jetë e barabartë në të gjitha instancat ndërkombëtare. Mustafa thotë se qytetarët e Kosovës meritojnë të fitojnë lirinë e qarkullimit, pa kufizim me regjim vizash, si një e drejtë themelore për zhvillim, arsim dhe prosperitet.

“Kemi shumë punë për të bërë. Kosova duhet të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, të bëhet subjekt i barabartë në vendim-marrjen botërore dhe të përfitojë nga këto vendime… Pavarësia e Kosovës duhet të njihet edhe nga pesë vende të BE-së; na nevojitet përkrahja edhe për shumë njohje tjera. Zhvillimi më i shpejtë ekonomik mund të bëhet vetëm mbi leva të bashkëpunimit politik dhe diplomatik me vendet e tjera, të shtetit që bazohet në ligj dhe në rregulla të demokracisë. Janë këto çështje, të cilat nuk mund t’i bëjmë vet, për të cilat na nevojitet përkrahja e përhershme dhe mirëkuptimi nga SHBA, vendet e BE-së dhe shumë vendeve tjera”, shprehet Mustafa.

EkoHigjiena

Ai tha se të arriturat historike në ndërtimin e shtetit tonë, si rast i veçantë janë rezultat i përkrahjes së fuqishme, para se gjithash, nga SHBA-të.

“Edhe proceset të cilat tani po i zhvillojmë po i bashkërendisim me SHBA-të dhe BE- në. Kjo është e vetmja rrugë e cila na qon përpara, është rruga, të cilën e kanë përkrahur qytetarët e Kosovës me shumicën dërmuese të votës së tyre”, thekson Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.