Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për media ka folur rreth angazhimit të Qeverisë për realizimin e pakos fiskale, faljes së borxheve dhe ndërtimin e fondeve mbështetëse për zhvillim ekonomik. Ai, gjithashtu ka thënë se përshkallëzimi i TVSH-së do të ndikojë direkt në uljen e çmimeve të konsumit, raporton Indeksonline.
“Ne si Qeveri jemi angazhuar që ta realizojmë planin tonë veçmas pakos së re fiskale, faljes së borxheve dhe ndërtimin e fondeve mbështetëse për zhvillim ekonomik, përshkallëzimi i TVSH-së do të ndikojë direkt në uljen e çmimeve të konsumit”, ka thënë Kryeministri Mustafa.
Ai ka thënë se do të lirohet TVSH-ja për të gjitha pajisjet prodhuese në mënyrë që të stimulohet procesi prodhues.
Siç ka bërë të ditur Mustafa, Kosova ka fituar një rritje prej 14 për qind të të hyrave në krahasim me vitin e kaluar.
“Për të stimuluar procesin prodhues do të ketë lirim nga TVSH-ja të të gjitha pajisjeve prodhuese. Ligji për faljen e borxheve konsiderojmë se është një ligj që krijon një momentum të ri. Krahasuar me vitin e kaluar kemi të hyra me 15 për qind më shumë. Dhe ne do të arrijmë të përmbushim dhe të paguajmë rrogat dhe pensionet deri në fund të vitit”, ka thënë Mustafa, raporton Indeksonline.
Ndërsa, ai ka thënë se tani janë në fazën e përgatitjes së ligjit për pagat, ku në fund të vitit do të aplikohet për prokurim publik elektronik, ku do të eliminohen parregullsitë.
“Sa i përket shpenzimeve kemi arritur t`i ulim rreth 3 për qind, është fjala për ulje të shpenzimeve të telefonisë mobile etj. Institucionet e Kosovës kanë përfunduar negociatat me FMN-në dhe është arritur marrëveshje ku i lejohet qeverisë që për investime kapitale ta rritë buxhetin. Tani jemi në fazën ku po përgatisim ligjin për pagat dhe në fund të vitit do të aplikojmë prokurimin publik, elektronik ku do t`i eleminojë parregullsitë”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=173850