DYLON

Mustafa kërkon sqarim për cilësinë e grurit

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur sot në takim drejtorin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Ai ka kërkuar sqarime në lidhje me raportimet mbi cilësinë e grurit dhe mbi nivelin e kontrollit si në kufi ashtu edhe në depot në vend.

Kryeministri Mustafa kërkoi nga drejtori i AUV-së që menjëherë të themelohet një komision i pavarur me profesionistë, të cilët do të marrin mostra për analizë në mënyrë të pavarur. Mostrat duhet të dërgohen në institute kredibile shkencore në vendet e Bashkimit Evropian me qëllim që të sqarohen dyshimet e ngritura dhe të sigurohemi që qytetarët e Republikës së Kosovës konsumojnë produkte të cilësisë më të mirë dhe të pranueshme me standardet ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Gjithashtu, kryeministri ka kërkuar informacion nga Administrata Doganore e Kosovës për mënyrën dhe procedurat e importimit të drithërave të importuara. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmerr masa të domosdoshme që të sigurojë zbatimin e plotë të standardeve për ushqimet, si dhe masa tjera ndaj çdo organi që shkelë këto procedura.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.