Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa përmes profilit të tij në Facebook, ka shprehur besimin e tij se sportistët tonë do të arrijnë suksese në ‘Rio 2016’.
“Kosova me simbolet e saj shkëlqyen në parakalimin historik në hapje të Lojërave Olimpike në Rio. Të prirë nga superkampionja e Botës, Majlinda Kelmendi, Kosova është pjesëmarrëse me pretendime të mëdha në këto lojëra të para olimpike ku po merr pjesë. I urojmë suksese Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Musa Hajdarit, Vijona Kryeziut, Lum Zhavellit, Rita Zeqirit, Urata Ramës e Qëndrim Gurit.
Kosova është krenare me Ju!”, ka shkruar kryeministri Mustafa.