• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+

Mustafa jep mesazhin e qartë për zgjedhjet para drejtorëve të shkollave

Redaksia 2LONLINE 30 Shtator, 2013 5 min
 Mustafa jep mesazhin e qartë për zgjedhjet para drejtorëve të shkollave

Gjilan (2LONLINE) – Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e rregullt të drejtorëve të shkollave fillore, të mesme si dhe Institucioneve parashkollore, me ç’rast u ka bërë me dije se institucionet arsimore duhet të shfrytëzohen vetëm për arsimim, ndërsa aspektet politike, siç është gara në këtë fushat në të cilën Komunat e Kosovës po hyjnë, duhet të bëhen vetëm jashtë orarit të rregullt të punës dhe jashtë objekteve shkollore.
Mustafa ka thënë se e drejta për të garuar është e të gjithëve, porse garën duhet ta bëjmë ashtu siç duhet, jashtë orarit të punës dhe jashtë objekteve shkollore. Ata të cilët janë të kandiduar e kanë edhe mundësinë shtesë që të bëjnë fushatë 24 orë por duhet të marrin pushimin pa pagesë gjatë kësaj kohe.

Ai gjithashtu i ka informuar se së shpejti do të nis së ndërtuari edhe shkolla e arteve, projekt që është ndër më modernët në nivel vendi. Mustafa ka thënë se ky fillim vit për Gjilanin ishte vit i përurimeve të veprave kapitale siç janë tri shkolla, ajo e bujqësisë, Don Bosko dhe Gjimnazi i Ri, që shndërruar në metra katror Gjilani me këto shkolla dhe me shkollat e ndërtuara gjatë qeverisjes së tij me Komunën ka arritur që nxënësve, mësuesve dhe familjeve tona në përgjithësi, t’u sigurohen rreth 30 mijë metra katror hapësirë shkollore. Por sipas tij si qytet kemi nevojë edhe për një shkollë fillore dhe dy të mesme, që në bazë të hapave që janë ndërmarrë deri në shtatorin e vitit 2016 do t’i kompletojmë. Ai poashtu ka thënë se shumë shpejt do të nis së ndërtuari edhe shkolla në Kishnapole përmes donatorit tanë të çmueshëm Karitasit, ndërsa në vitin e ardhshëm me forcat e Komunës do të nis edhe ndërtimi i shkollës në Haxhaj.

Ndërsa sa i përket pajisjes së shkollave me kabinete të Informatikës, kryetari ka thënë se janë ndarë 80 mijë euro për furnizim me kompjuter për 16 – 20 kabinete në shkolla të ndryshme dhe ku është më e nevojshme, kompania është përzgjedhur vetëm mbetet sjellja e tyre nëpër shkolla.

Ai ka falënderuar në mënyrë të veçantë drejtorët e shkollave tona për ruajtjen e mirë dhe menaxhimin e sinqertë në shkolla, sepse siç tha ai gjendja ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë për së miri. Edhe po të vije dikush tjetër në qeverisje nuk ka mundësi që të degradoj këtë rregull që ne e kemi vendosur sot nëpër shkolla, sepse qytetarët duan rregulla dhe ne ato i kemi vendosur dhe bashkërisht ne si institucione, ju si menaxher, mësimdhënësit, qytetarët, familjet, nxënësit, do t’i ruajnë sepse këto rregulla janë për të mirën e të gjithë neve.

Të gjithë së bashku kemi ndalur shpërnguljet nga fshati në qytet, dhe kështu do të vazhdojmë edhe më tutje, sepse kanë përfunduar edhe procedurat e shpallura për investime të shumta në infrastrukturë rrugore, që kapin vlerën prej mbi 2.7 milion euro, që janë bashkëfinancime me qeverinë dhe Komunën e Gjilanit, por jemi të penguar shumë nga një organ në Prishtinë që i ka bllokuar këto lëndë dhe shumë shpresoj se këtyre ditëve do të fillojnë kompanitë punën në terren. Gjithashtu pa ndërprerë do të vazhdojmë edhe me rrjeta të ujësjellësve, kanalizime, trotuare hapësira gjelbëruese etj.

Në projektimin tonë janë edhe hyrjet e qytetit, rregullimi i rrugëve më të mira brenda qytetit, rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit që është domosdo e ndërrimit të tyre etj, bashkë do të vazhdojmë.

Ndërsa Drejtori i Arsimit Bujar Nevzati, ka informuar kryetarin se Gjilani në Komunat e mëdha është e vetmja që e ka nisur punën me rregull në të gjitha shkollat me 2 shtator. Ai ka informuar kryetarin edhe sa i përket mbarëvajtjes së punës gjatë regjistrimit të nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta, ku i ka informuar të gjithë të interesuarit se ende vende të zbrazëta ka në shkollën e Bujqësisë, ngase në shkollat tjera numri është plotësuar.

Nevzati ka spikatur se rendi dhe rregulli në DKA, ka bërë të mundur që edhe përzgjedhja e kuadrit të bëhet me norma dhe kritere të qarta, dhe prej një numri shumë të madh të aplikuesve, ka një numër simbolik të ankesave që shumë shpejt do t’i publikojmë nëse dikush kishte të drejt apo jo.

Gjithashtu ai ka thënë se në ditët në vijim do të bëhet edhe shpërndarja e lëndëve djegëse për shkolla, ku edhe në këtë aspekt jemi përgatitur me kohe dhe gjithçka është duke shkuar me rregull.

Kryetari Mustafa dhe drejtori Nevzati kanë informuar të pranishmit edhe për hapjen e Universitetit Publik të Gjilanit që do të bëhet gjatë kësaj jave, dhe ka hapësirën e mjaftueshme për studentët dhe për drejtimet që ekzistojnë tani. UPGj vërtet do ta ndryshoj Gjilanin, këtë qytet që tash e tutje do të jetë Universitar, dhe do ta integroj në zhvillim dhe arsimim edhe Luginën e Preshevës, pjesën shqiptare të Maqedonisë dhe shumë Komuna të Kosovës. /2lonline/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në

3 Tetor, 2023
Nacionale

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023
Gjilan

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit,

3 Tetor, 2023
Shneta

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023
Lajme të ngjashme

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore

3 Tetor, 2023

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

3 Tetor, 2023

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023

Aktakuzë kundër dy personave‘ për “Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

3 Tetor, 2023

Arianit Islami bëhet Doktori i parë i shkencave në fushën e Aviacionit Civil në Kosovë dhe Shqipëri

3 Tetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com