DYLON

Mustafa: Jabllanoviq nga sot nuk është pjesë e Qeverisë

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa deklaroi në një konferencë se nga sot Jabllanoviq nuk është pjesë e kabinetit qeveritar.

Ai tha se Qeveria ka trashëguar shumë probleme si mungesë zhvillimi ekonomik, korrupsioni, krimi që janë edhe pasojë e luftës së fundit. “Tani po ballafaqohemi me ikjen nga vendi mirëpo me programin qeverisës po mundohemi të gjejmë zgjidhje”.

EkoHigjiena

“Këto ditë kamë punuar edhe me komunat të kenë zhvillim në bujqësi e fusha tjera, e po ashtu edhe të punësimit që ti adresojmë në ministri adekuate. jemi të interesuar të vazhdojmë bisedimet edhe me komunat veriore që të kemi bashkëpunim. Nuk do të lejojmë megjithatë të debatojmë për pasuritë e vendit.

Ditëve të fundit jemi ballafaquar me greva e protesta, jemi takuar me sindikata. Megjithatë jemi të angazhuar t[ realizojmë kërkesat dhe marrëveshjet e nënshkruara, mirëpo nuk kemi aktualisht mundësi buxhetore. Kjo përfshinë edhe kërkesën për Kontratën Kolektive dhe kërkojmë mirëkuptim. Rritja e pagave nuk është e vogël në krahasim me rajonin. Sa i përket ministrit Jabllanoviq, ju njoftoj se nga sot ai nuk është pjesë e kabinetit tim qeveritarë”.

Sa i përket “Trepçës”, Mustafa tha se do të shikojnë mundësinë që me një ligj të veçantë të bëjnë zgjidhjen adekuate për këtë gjigant ekonomik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.