• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+

Mustafa inspekton punimet në terren

Redaksia 2LONLINE 18 Tetor, 2013 4 min
 Mustafa inspekton punimet në terren

Gjilan – (2LONLINE) –   Kryetari i komunës Qemajl Mustafa inspekton punimet në disa lagje të ndryshme të qytetit ku është duke u rregulluar trotuari, gjelbërimi dhe parku, nga ku ka marrë falënderime nga banorët për punën e mirë që janë duke u bërë në shumë sektor prej Komunës së Gjilanit.

Në projektin që është duke u realizuar këtyre ditëve në katër zona të ndryshme në qytet si në lagjen “Iliria”, prapa objektit të ish ndërmarrjes publike “Hidromorava”, në vijwn nga shtëpia e mallrave deri tek rruga e fshatit Malishevë si dhe trotuarin pranë Universitetit Publik të Gjilanit, kap vlerën prej mbi 80 mijë euro, projekte që ishin të kontraktuara që më parë. Gjithashtu Mustafa ka vizituar edhe rregullimin e parkut në lagjen Arbëria, një park i cili është sipas standardeve moderne me gjithë infrastrukturë, duke përfshirë rregullimin e disa rrugicave, trotuareve, gjelbërimit, ndriçimit, ujëmbledhësve, terreneve të ndryshme sportive, e rekreative  etj. Pra, këto investime janë duke u bërë kryesisht në qytet dhe janë investime të nevojshme për një jetë normale për qytetarët tanë që banojnë këtu, ka thënë kryetari Mustafa.

Me këtë rast ai gjatë inspektimit të punimeve ka thënë se janë projekte me shumë rëndësi, që janë shpallur më parë porse është vonuar procesi i fillimit të punimeve për disa pengesa që janë shkaktuar në organe të ndryshme të prokurimit. Është mirë që tashmë po lëvizet përpara me shpejtësi dhe besoj që brenda 10 ditëve apo edhe dy javëve, do t’i kemi të rregulluara këto trotuare në qytet. Poashtu është duke progresuar shumë mirë edhe puna në parkun e lagjes Arbëria. Gjithashtu Mustafa ka thënë se mbështetja që ka ardhur nga qeveria e Kosovës është shumë e madhe dhe këtyre ditëve do të nisin së realizuari disa rrugë, sepse kontraktimi i tyre është bërë që më parë mirëpo Organi Shqyrtues i Prokurimit në Prishtinë është duke i kontrolluar, pas ankesave të ndryshme që kanë bërë kompanitë garuese mes vete.

Ndryshe në lagjen zabeli i Sahit Agës kanë nisur punimet për rregullimin e rrugës që lidhet me lagjen Kufca dhe me rrugën e fshatit Malishevë. Jemi të vendosur si gjithnjë që projektet që janë kërkesë e qytetarëve t’i kontraktojmë dhe nisim, sepse kërkesat e tyre janë të drejta, mirëpo pasi tani i kemi edhe mjetet në dispozicion, ky vit do të mbyllet me shumë projekte të realizuara.

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023
Policia

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023
Nacionale

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023
Gjilan

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, takim pune me menaxhmentin e lartë dhe drejtorët rajonal të PK-së

22 Shtator, 2023

Galatasaray SK, kampione e garës BVA Kupa Ballkanike për Klube

22 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com