DYLON

Mustafa: Gjykata Speciale nuk gjykon luftën e UÇK-së

Avatar photo Redaksia

Kryeministri Isa Mustafa, në interpelancën e tij në Kuvendin e Kosovës e që është kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje e ka arsyetuar themelimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, kjo Gjykatë buron nga ligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare e votuar edhe në Kuvendin e Kosovës më 23 prill 2014.

EkoHigjiena

Sipas Mustafës Qeveria është e obliguar që t’i respektojë ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës.

“Ne jemi duke zbatuar obligimet ligjore dhe kushtetuese që burojnë nga deputetët e Kuvendit si përfaqësues të popullit”, tha Mustafa.

Sipas tij Qeveria beson në proces të pavarur në Gjykatë dhe se gjykimet eventuale për ndonjë individ nuk do të thotë se do të gjykohet lufta çlirimtare e UÇK-së.

“Ne besojmë në pastërtinë e UÇK-së ndërsa sjellja e individëve që mund të kenë bërë krime gjatë luftës nuk do të thotë UÇK-ja ka bërë krime. Kjo vetëm sa do t’i ndihmonte besimit në drejtësi”, ka thënë Mustafa.

Edhe kryeministri ka thënë se gjykata duhet t’i verifikojë nëse janë të vërteta apo jo ato që ka shkruar Dick Marty në raportin e tij, ndërsa ka thënë se Qeveria nuk është e informuar se sa raste apo sa është numri i individëve që mund të jenë subjekt i hetimeve.

Sipas Mustafës ky vendim ka qenë jo i lehtë por i domosdoshëm ndërkaq ka shtuar se votimi i këtij ligji me shumicë votash shpreh një konsensus të deputetëve të pozitës dhe opozitës

Mustafa ka rikujtuar se ende është në fuqi Rezoluta 1244 dhe vendimet mund të merren edhe në OKB, prandaj deputetët duhet të jenë konsistent në vendimet

Sipas tij rezulton se rekomandimet e VV të bashkëngjitura në mocionin kundërshton atë që Kuvendi e ka vendosur me ligj prandaj qeveria konsideron se ato nuk duhet përkrahur.