DYLON

Mustafa: Gjykata s’është kundër UÇK-së por kundër individëve

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk është e drejtuar për UÇK-në por për individ. Nëse sipas tij, votimi për themelimin e saj në Kuvend do të dështonte, do të ishte rrezik i madh sepse kjo do të bëhej në OKB.

Ai tha se vitin e kaluar kanë krijuar obligime për themelimin e gjykatës dhe tash kjo duhet të përfundojë kjo çështje. “Ne në fund të kësaj jave ose javën tjetër do të procedojmë me themelimin e gjykatës. Është një proces i rënd por i ndihmon zgjidhjes së çështjeve të ngritura. Nuk është e drejtuar për UÇK por për individë”, ka thënë Mustafa.

EkoHigjiena

Këto komente Mustafa i bëri gjatë diskutimit në Lëvizjen Fol, ku foli edhe për Listën Srbska.

“Ju e dini se ata kanë treguar një papajtueshmëri për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe kam biseduar para shkarkimit. Mendoj se do të kthehen dhe do ta japin emrin e kandidatit për ministër të kthimit. Do të bisedoj me ta”, ka thënë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.