Mustafa: Garën Zgjedhore do ta bëjmë me dinjitet, dije dhe punë

Gjilan – (2LONLINE) – Jo vetëm për këtë periudhë parazgjedhore, por për 13 vite ju ishit ata që prezantuat dhe përfaqësuat terrenin në mënyrën më të mirë, duke mbajtur kontakte të mira me qytetarë dhe duke motivuar ata për besim në institucione, nëpër lokalitet ku vepruat për shumë vite, ka thënë kandidati i PDK-së, kryetari i komunës Qemajl Mustafa në takimin me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Gjilan.

“Keni bërë angazhim politik në rethana edhe më të vështira politike dhe ia keni dalë suksesshëm me shënimin e fitoreve të Partisë Demokratike të Kosovës nga Zgjedhjet e vitit 2007 duke vazhduar me fitore të njëpasnjëshme”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, të arriturat në komunë janë tonat, janë të qytetarëve tanë dhe në përgjithësi të shoqërisë sonë, të njerëzve të vyeshëm, kreativ dhe ambicioz

“Kemi fituar në vitin 2007 për shkak të prirjes politike, përgatitjes për të bërë garë zgjedhore. Me fitorën e PDK-së, të kryetarit të komunës, ka fituar jo vetëm PDK por shoqëria e Gjilanit dhe ajo vazhdon të argumentohet përherë me punën maksimale dhe përkushtimin në secilën ditë për shoqërinë Gjilanase” ka thënë Mustafa.

Ai ka dhënë porosinë për kryetarët e nëndegëve dhe gjithë aktivistët e PDK-së se garën duhet ta bëjnë me dinjitet, me dije punë dhe angazhim të palodhshëm, sepse, siç tha ai,  inçizimet e opinionit tregojnë se ende qytetari I kommunës së Gjilanit është i disponuar dhe i vendosur që në shumicë të japin përkrahjen Partisë Demokratike të Kosovës, kandidatit të saj për kryetar komune dhe kandidatëve për këshilltar komunal.

“Jemi struktura më e mirë për faktin se kemi qenë afër në të gjitha lokalitet e komunës dhe ne jemi ata që më së mirë e dimë se çka i duhet qytetarit tonë duke qëndruar me shumë orë të tëra gjatë ditës me punë dhe angazhim dhe në disponim të kërkesave të tyre”, ka potencuar Mustafa. /2lonline/

KOMENTE