DYLON

Mustafa: Gabojnë të gjithë ata që mendojnë se mund t’i hedhin poshtë vlerat e lirisë nëpërmjet terrorizimit

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për viktimat e sulmeve në Paris të Francës. Mustafa, duke dënuar fuqishëm përpjekjet për terrorizimin e popullit francez me akte mizore e terroriste, përmes të cilave po synohet të mbillet frika në krejt botën e civilizuar.

“Në këto momente të vështira, ne ndajmë dhimbjen me popullin dhe institucionet e Francës, por edhe me mbarë botën demokratike, e cila duhet të mobilizohet fuqishëm për ta mundur të keqen që po i kanoset njerëzimit”, ka theksuar kryeministri Mustafa, duke u shprehur në emrin e tij dhe të institucioneve e qytetarëve të Kosovës ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejt.

EkoHigjiena

Sipas kryeministrit Mustafa, Franca dhe aleatët tjerë euroatlantik do të gjejnë formën për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi, sepse gabojnë të gjithë ata që mendojnë se mund t’i hedhin poshtë vlerat e lirisë nëpërmjet terrorizimit të njerëzve.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=48444

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.