Mustafa fton zyrtarisht opozitën për të diskutuar për marrëveshjet
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një konferencë për media ka thënë u ka bërë ftesë zyrtare tre liderëve të partive opozitare për të diskutuar rreth situatës në vend, raporton Indeksonline.
“Jam para jush tju njoftoj lidhur me një ftesë zyrtare që ju kam dërguar tre liderëve opozitarë, Visar Ymerit nga Vetëvendosje, Ramush Haradinajt nga AAK, Fatmir Limajt nga Nisma si dhe zv/kryeministrit z.Thaçi. Jemi të shqetësuarme situatën aktuale dhe të përkushtuar për gjetjen e një zgjedhje, i kam ftuar që te ulemi bashkarisht për të diskutuar lidhur me marrëveshjet”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka shtuar se ka ftuar opozitën që ditën hënë apo një datë tjetër kur atyre iu konvenon dhe se ka njoftuar presidenten Jahjaga dhe partnerët ndërkombëtarë për këtë ftesë./Indeksonline/
