DYLON

Mustafa: Filmi “Shok” i bëri Kosovës shumë shokë!

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përmes një publikimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, shkruan se ndjehet krenar për përfaqësimin e filmit “Shok” në OSCAR. Ai, e quan këtë përfaqësim dinjitoz përderisa thotë se filmi i bëri Kosovës shumë shok. “Dua të ndajë ndjenjën e krenarisë që na dhuroi përfaqësimi dinjitoz i filmit “Shok” në Akademinë më prestigjioze të kinematografisë botërore. “Shok” i bëri Kosovës shumë shokë. Bota njohu dhe çmoi Kosovën për çka është. Një vend i mrekullueshëm, i njerëzve të talentuar. Faleminderit që i bëtë emër të mirë Kosovës. I.M”, ka shkruar Kryeministri.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.