DYLON

Mustafa e Vuçiq sot takohen në Bruksel

Avatar photo Redaksia

Takimi i sotëm mes delegacionit të Kosovës dhe atij serb në Bruksel, pritet të sjellë marrëveshje të reja. Në takimin e Brukselit pritet të marrin zgjidhje katër probleme të mëdha: Themelimi i Asociacionit të Komunave serbe dhe kompetencat që do të ketë. Shtizat janë duke u thyer rreth kompetencave që dot ë ketë ky asociacion. Temë tjetër është prefiksi telefonik ndërkombëtar që kërkon Kosova ndërkohë që Serbia kërkon që serbët e veriut të mbesin të lidhur me telekomin e Serbisë.

Temë tjetër është çështja e barrikadës mbi lumin Ibër, e cila duket se do të marrë zgjidhje, ndërsa më problematike duket të jetë çështja e statusit të liqenit të Gazivodës. Kosova kërkon të ketë e vetme kontrollin e digës së liqenit, ndonëse një çerek e liqenit shtrihet në territorin e Serbisë.
http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=34751

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.