DYLON

Mustafa e Vuçiq nesër takohen në Bruksel

Avatar photo Redaksia

Siç shkruajnë mediat serbe, nesër pritet që të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet dy kryeministrave, atij të Kosovës, Isa Mustafa, si dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

“Sipas një deklarate nga zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federico Mogerini, e cila ndërmjetëson në dialog, të dy kryeministrat do të rishikojnë progresin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme, dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve”, shkruajnë mediat serbe.

EkoHigjiena

Takimi i fundit i të dy palëve ishte më 9 shkurt, kur u nënshkrua një marrëveshje mbi gjyqësorin, transmeton Telegrafi.

“Qeveria e Serbisë ka njoftuar se prioritet në diskutime të mëtejshme do të jetë formimi i Komunitetit të komunave serbe dhe Beogradi dhe Prishtina po akuzojnë njëra-tjetrën për mos përmbushjen e marrëveshjes”, shkruajnë më tej mediat serbe.

Sipas tyre, të dy palët duhet të marrin parasysh çështjet në fushën e sektorëve të energjisë elektrike dhe telekomunikacionit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.