DYLON

Mustafa e uron Veselin për zgjedhjen e tij kryetar i PDK-së

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës Kosovës, Kadri Veseli zhvilloi takim me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Në fillim të takimit kryeministri Mustafa përgëzoi kryetarin Veseli për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke i uruar suksese në përgjegjësitë e reja politike.

Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, me fokus të veçantë zhvillimet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave. U bisedua po ashtu, për funksionimin sa më të mirë të koalicionit qeverisës, si dhe koordinimin e domosdoshëm ndërinstitucional në funksion të fuqizimit e përmirësimit të qeverisjes në të gjitha nivelet.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.