DYLON

Mustafa e Thaçi: Malit të Zi nuk i jepet as një metër katror

Avatar photo Redaksia

Qeveria e Kosovës , në mbledhjen e radhës të mbajtur sot, ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Po me këtë rast, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka folur lidhur me shënimin e kufirit me Malin e Zi duke thënë se ky kufi është në përputhje me kushtetutën e vitin 1974 dhe me Pakon e Ahtisarit.

Thaçi tha se nga ky shënim nuk preket as një metër katror i territorit të Kosovës.Lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare ka folur edhe kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Pikave Kufitare, Murat Meha, i cili tha se tani vetëm po bëhet shënimi i vijës kufitare administrative me Malin e Zi.

EkoHigjiena

Për këtë çështje foli edhe kryeministri Isa Mustafa i cili tha se me shënimin e kësaj vije kufitare nuk preket territori i Kosovës dhe se komuna e Pejës vazhdon të mbetet e pa prekur nga shënimi i kësaj vije kufitare. Raporti për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, u miratua në mënyre unanime.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.