DYLON

Mustafa: Do të zbatohet një pjesë e Kontratës Kolektive

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa deklaroi se do ta zbatojnë një pjesë të kontratës kolektive, gjithashtu këtë vit prioritet ka zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe luftimin e korrupsionit. Mustafa këto komente i bëri në konferencën për gazetarë, pas mbledhjes së Qeverisë. “Politika e pagave do të bëhen në harmoni me sektorin publik dhe privat. Duke forcuar sektorin privat do ta forcojmë edhe buxhetin”, ka thënë Mustafa.

Në mbledhjen e qeverisë është diskutuar edhe për implementimin e kontratës kolektive. “Ne do ta implemetojmë një pjesë të kontratës kolektive. Këtë vit është prioritet zgjidhja e problemeve ekonomike dhe luftimi i korrupsionit. Do t’i kem në fokus edhe investimet e huaja dhe vazhdimin e thellimit të reformave në drejtësi”, tha ai.

EkoHigjiena

Ndërkaq sa i përket deklaratës së ministrit serb të Qeverisë së tij, Mustafa tha se e kanë vlerësuar si të pa matur deklaratën e, Alekasnder Jabllanoviq. Mirëpo, i pyetur se a mjafton vetëm vlerësimi si e pa matur të kësaj deklarate, Mustafa tha se ai dhe Qeveria e tij kanë një respekt për familjet e të pagjeturve, por se tragjedia e të pagjeturve nuk fillon në Gjakovë por është historike sepse ka pasur të pagjetur edhe më herët.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=17334

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.