DYLON

Mustafa: Do ta themelojmë Gjykatën Speciale

Avatar photo Redaksia

Pavarësisht dështimit për ta votuar në Kuvend themelimin e Gjykatës Speciale, kryeministri Isa Mustafa është zotuar se Kosova do të përmbush detyrimet ndërkombëtare. Kreu i Qeverisë, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova do ta themelojë patjetër Gjykatën Speciale.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet që të përbmbushim detyrimet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale. Jemi përcaktuar që të ndërtojmë një shtet me perspektivë evropiane dhe euroatlantike. Në këtë proces ne do të tregojmë seriozitetin tonë për përmbushje të marrëveshjeve ndërkombëtare të aprovuara në Kuvendin e Kosovës, e të cilat kanë fuqi të veçantë kushtetuese. Pas konsultimeve me ekspert juridik, për nesër kam ftuar mbledhjen e Qeverisë për të proceduar me zgjidhje të caktuara”(sic), ka shkruar Mustafa në Facebook

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.