Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas shkrimit të medieve që djali i tij, Besniku ka fituar një tender për ta servisuar një veturë të Qeverisë në vlerë prej 2 mijë e 900 euro.
Ai ka shkruar në Facebook se nuk sheh asgjë të keqe që një automjeti të rregullohet në një servisë të autorizuar.
“Po lexoj se nje makine BMW, qenka servisuar nje nje servis qe e menaxhon djali im Besniku, nje vlere rreth 2,900 euro. Nuk e kam ditur per kete, por nuk shoh asgje te keqe qe automjeti te servisohet ne nje servis te autorizuar. Shoh marri e budallallek qe kjo te behet lajm, sepse nuk eshte lajm nese disa mjeshter punojne dhe e rregullojne nje makine. Lajm i keq per neve eshte etja qe te skandalizohen dhe te kriminalizohen ata qe punojne”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Indeksonline.