DYLON

Mustafa: Aleanca do të bëhet fuqi politike vendimmarrëse në Kosovë, Gjermani, Zvicër, Austri e kudo ku jetojnë e veprojnë shqiptarë

Mustafa: Aleanca do të bëhet fuqi politike vendimmarrëse në Kosovë, Gjermani, Zvicër, Austri e kudo ku jetojnë e veprojnë shqiptarë
Avatar photo Redaksia

“Aleanca po rritet e zgjerohet kudo në Gjermani sepse asaj i prinë njerëzit më të devotshëm, më të zotë e më të dëshmuarit që ka diaspora jonë. Ata janë njerëzit që kanë dhënë kontribut për atdheun në secilën rrethanë historike. Vazhdojnë të japin edhe sot”. ka shkruar në profilin e tij, Ilmi Mustafa nga Gjilani, afarist i suksesshëm në Gjermani.

Mustafa, që është edhe anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan ka thënë se Aleanca do të bëhet fuqi politike vendimmarrëse, në Kosovë, Gjermani, Zvicër, Austri e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarë, sepse tanimë nuk ka dilema se ajo është e vetmja alternativë politike për zhvillim e integrim.

EkoHigjiena

“Me Ramush Haradinajn Republika jonë do të jetë më ndryshe, më e zhvilluar e faktor në rajon. Kjo është dëshmuar sa herë ai ka qenë në krye të shtetit”, ka thënë Mustafa.

Ai thotë se investimet e huaja e sidomos ato nga shqiptarët e diapsorës, janë shumë të nevojshme dhe të domosdoshme në Kosovë.

“Ato ndodhin atëherë kur Kosova garanton siguri politike, atëherë kur politika në Kosovë është e vendosur për ta zhvilluar vendin e për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Nuk është larg ajo ditë, do të ndodh shpejt”, ka thënë Ilmi Mustafa i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.