DYLON

Musmurati në Forumin e partive të Evropës Juglindore

Avatar photo Redaksia

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati mori pjesë në Forumin e partive politike të Evropës Juglindore, ku si temë bosht i takimit ishte “Diskursi politik”.

Takimin i cili u mbajt në Beograd, është organizuar nga Qendra Rajonale e Institutit Nacional Demokratike (NDI) për Evropën Juglindore dhe e udhëhoqi drejtori i saj, Robert Benjamin. Ndërsa fjalimin kryesor e mbajti guvernatori i Shtetit të Vermantit, për dy mandate, Howard Dean, transmeton Telegrafi.

EkoHigjiena

“Musmurati pati një takim të veçantë me guvernatorin Howard Dean, i cili ka qenë kandidat për President të SHBA-së, nga radhët e Partisë Demokratike në zgjedhjet 2004”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Dean u interesua për gjendjen në Kosovë, veçmas për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Sipas tij, duhet të mbizotëroi dialogu dhe respektimi i ligjeve, si dhe Kushtetutës për të dalë nga situate e krijuar në raport pozitë-opozitë. Në takim ishte prezent edhe Sadri Ferati nga LDK.

Forumi u organizua prej 12-14 shkurt, ku morën pjesë partitë më të mëdha politike të: Kosovës, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.