DYLON

Musmurati: Isa Mustafa e ka bllokuar Kosovën

Avatar photo Redaksia

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka deklaruar se partitë e Bllokut, me veprimet e tyre janë duke e penguar krijimin e institucioneve. Sipas tij, Isa Mustafa është një nga pengesat kryesore që Kosova të ketë institucione.

Musmurati ka thënë se ka shumë shokë në LDK me të cilët ka punuar, por nuk mendojnë njëjtë sikurse Isa Mustafa.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se kërkesa e LAN-it për interpretimin e pikës 127 të aktgjykimit të Kushtetueses është humbje kohe, sepse sipas tij, vetëm PDK-së i takon e drejta për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Nga ngërçi politik, sipas Musmuratit, mund të dilet vetëm me një marrëveshje të përbashkët politike. Ai ka bërë me dije se Hashim Thaçi vazhdon të mbetet kandidatura e vetme për kryeministër.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.