• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Bujanoc Lugina

Musliu: Serbia po diskriminon shqiptarët, Lugina të bashkohet me Kosovë

Redaksia 2LONLINE 19 Shkurt, 2019 2 min
 Musliu: Serbia po diskriminon shqiptarët, Lugina të bashkohet me Kosovë

Kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu duke folur për gjendjen politike në Luginë të Preshevës është shprehur se situata politike dhe ekonomike nuk është hiç më e mirë se ajo e para luftës së UÇPMB-së, shkruna Titulli.com.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, aktualisht, ndodhen në një situatë të palakmueshme. Gjendja e tyre politike dhe ekonomike thënë troç, nuk është hiç më e mirë se ajo e para luftës së UÇPMB-së, që erdhi si pasojë e dhunës së shfrenuar të ish regjimit diktatorial të Millosheviqit. Ndonëse pas 18 vjet të Marrëveshjes Paqësore të “Konçulit” e këndej, në Luginë të Preshevës, pothuajse nuk është bërë asgjë nga Beogradi për ndryshimin e statusit politik të shqiptarëve të cilët mjerisht, edhe sot përballen me të njëjtat probleme”, theksoi Musliu.

Sipa tij shqiptarët në Luginë, diskriminohen sistematikisht nga organet shtetërore në Serbi, duke filluar nga të drejtat më elementare integrimi në organet komunale e qëndrore, zbatimi në praktikë i dy gjuhësisë dhe simboleve kombëtare, moszhvillimi ekonomik, varfëria ekstreme, papunësia enorme, niveli i ulët arsimor e kulturor, shlyerja nga evidenca e gjendjes civile, spastrimet etnike në heshtje e kështu me radhë.

“Me këto shembuj të diskriminimit klasik të Beogradit, shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk ndihen të sigurt, të qetë e me perspektivë, në shtetin që i sundon e i diskriminon njëkohësisht. Për këto padrejtësi të Qeverisë së Serbisë, që ushtrohen padrejtësisht ndaj shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, janë alarmuar faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë, por pa ndonjë rezultat në këtë drejtim”, ka shkruar mes tjerash Musliu.

Ai vlerë soi se sot më shumë se kurrë duhet të ndodh bashkimi i kësaj toke me trungun e saj natyral, Kosovën.

BURIMI: Titulli.com

Etiketa:Kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik Shqiprim Musliu UÇPMB-së
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Një dekadë nga largimi i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

9 Janar, 2023

Musliu: Sot kemi të gjithë një kauzë, të regjistrohemi!

1 Tetor, 2022

Kryetari Alban Hyseni flet në akademinë për dëshmorët e UÇPMB-së: Veç të bashkuar ne shqiptarët mund të ecim përpara 

21 Prill, 2022

Provokimi i papranueshëm, KKSH fton për qetësi dhe gjakftohtësi

7 Maj, 2021

Kurtit i kërkohet ta përdorur autoritetin e tij si kryeministër për mirëqenien e qytetarëve të Luginës

20 Prill, 2021

20 vjet nga dalja publike e UÇPMB-së në skenë! (video)

26 Janar, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com