DYLON

Musliu kryetar, PVD-UDSH lëshon mbledhjen

Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e mbajtur të hënën në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, është zgjedhur udhëheqësia e re e këtij organi. Për kryetar të ri të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare, me shumicë të votave është zgjedhur Jonuz Musliu, njëherit kryetar aktual i Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe drejtues i partisë Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), raporton Titulli.

Për zgjedhjen e Musliut, ish-shefit politik të UÇPMB-së, kanë votuar tetë anëtarë të Këshillit nga koalicioni i pesë subjekteve PDSH, PD, LPD, BDL dhe RD, kurse shtatë nga koalicioni opozitar PVD-UDSH e kanë braktisur seancën për shkak të, siç pohohet, shkeljes së procedurës.

EkoHigjiena

Në mbledhjen konstituive të KKSH-së prezantuan liderët e subjekteve politike që kanë marrë drejtimin e këtij organi si dhe përfaqësuesit e nga zyra e OSBE-së në Bujanoc. /Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.