Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani ka mbetur pa trajner, pasi kryesia e klubit gjilanas ka vendosur ta shkarkojë nga detyra trajnerin, Selimi.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Selimi, i cili nuk i ka kursyer kritikat ndaj drejtuesve të klubit.
”Jam shkarkuar nga detyra e trajnerit. Këtë vendim e kanë marrë dy persona që e drejtojnë klubin, Ismajl Rashiti dhe Saqip Shala”, ka theksuar Selimi për Express.