DYLON

Muriqi prezantohet te Fenerbahçe, zgjedh fjalët më të mira për klubin e ri

Avatar photo Elife Sherifi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është prezantuar tek skuadra e madhe nga Stambolli, Fenerbahce dhe ka zgjedhur numrin 94 në fanellë.

Në momentin e prezantimit, Muriqi ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë si futbollist i Fenerit. Reprezentuesi kosovar ka thënë se i është realizuar ëndrra e fëmijërisë.

“Mirëdita, jam i lumtur që jam bërë pjesë e familjes më të madhe turke. Jam krenar që ëndrra fëmijërore më është plotësuar më në fund”, ka thënë fillimisht Muriqi pas prezantimit.

EkoHigjiena

Ai ka theksuar se e di peshën e fanelës dhe të klubit ë  do të luaj, prandaj do ta bëjë më të mirën për klubin, emrin e tij si futbollist dhe tifozët.

“Besoj se me lojën time, golat e mi, do ta arsyetoj ardhjen time këtu. Dhe do t’i gëzoj tifozët tanë të mrekullueshëm. Kam marrë shumë mesazhe përkrahëse nga tifozët e ekipit, të cilat më kanë bërë të lumtur”, përfundoi Muriq.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.