“Biancocelesti” synojnë ta mposhtin konkurrencën e Tottenhamit, i cili është klubi më i interesuar për sulmuesin e rrezikshëm kosovar.
Klubi më i interesuar për sulmuesin kosovar është Tottenhami, i cili e ka vëzhguar në disa ndeshje.
Mirëpo, mediat turke shkruajnë se nënkampionit evropian konkurrencë po i bën Lazio. Drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare është i gatshëm ta bëjë një ofertë të kënaqshme për gjigantin nga Stambolli.
Sipas mediumit turk “sporx.com”, Lazio e ka gati një ofertë prej 20 milionë eurosh për transferimin e futbollistit prizrenas.
25 vjeçari i ka realizuar 13 gola në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Atë e duan edhe Monaco, Leicester City dhe Eintracht Frankfurti.