DYLON

Muriqi lajmërohet nga Stambolli, mesazh të rëndësishëm për bashkëlojtarët

Muriqi lajmërohet nga Stambolli, mesazh të rëndësishëm për bashkëlojtarët
Avatar photo Elife Sherifi

Tashmë është bërë e ditur edhe zyrtarisht se Vedat Muriq do të mungojë për ndeshjet ndaj Republikës së Çekisë dhe Anglisë.

Përfaqësuesja jonë fillimisht do të takohet me çekët më 14 nëntor në Plzen, derisa do t’i pres ‘Tre Luanët’ në stadiumin e ‘Fadil Vokrri’ tri ditë më vonë (17 nëntor).

Muriqi ka thënë se ndjenë keqardhje që nuk do të jetë i pranishëm në këtë takim, por që do t’u jap përkrahje maksimale në këto përballje të rëndësishme në kualifikimet për Euro 2020.

EkoHigjiena

“I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë”, ka shkruar Muriqi.

Sulmuesi që luan te Fenerbahce po kalon nëpër një formë të lartë, mirëpo në këto dy takime nuk do të jetë i gatshëm për shkak të lëndimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.