DYLON

Murati: Presidentja e ka të vështirë të ofrojë zgjidhje

Avatar photo Redaksia

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se reflektimi i subjekteve politike ndaj ngërçit është urgjent.

Ai ka thënë se ngërçi i krijuar ka zgjidhje vetëm politike.

EkoHigjiena

“Unë kam qenë ithtar që ky ngërç të zgjidhet nëpërmjet një procesi politik, proces i cili do të duhej të dërgonte vendin në zgjedhje, në mënyrë që t’i legjitimonte edhe nëpërmjet votës së sovranit realitetet e reja politike të krijuara pas koalicioneve paszgjedhore (LAN apo VLAN)”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se sfidat me të cilat do të përballet Kosova në të ardhmen e bëjnë të nevojshme që vendi të ketë një kryeministër të fortë dhe një qeveri stabile e të qëndrueshme.

Ai është shprehur kundër një qeverie teknike apo një qeverie gjithëpërfshirëse, shkruan Epoka e re.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.