DYLON

Murati: KVRL-të e Anamoravës shprehen të gatshme për bashkëpunim me KQVR-në

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Këshilli Qendror i Veprimit Rinor (KQVR), sot organizoi takimin koordinues në Gjilan, me Këshillat e Veprimeve Rinore Lokale të Anamoravës : Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Kllokot dhe Partesh.

Kryetari i Këshillit Qendror të Veprimit Rinor, Murat Murati duke folur për rolin dhe qëllimet e KQVR-së, tha se ky takim në Gjilan me KVRL-të e këtij regjioni dhe takimet tjera koordinuese që do të mbahen gjatë këtij viti, janë pjesë e Strategjisë së Këshillit Qendror. Ai po ashtu foli edhe për prioritetet e KQVR-së gjatë këtij viti dhe për rëndësinë e këtyre takimeve që po organizohen.

EkoHigjiena

Prioritet kryesor i KQVR-së është koordinimi me KVRL-të, ngritja e kapaciteteve të tyre, integrimi i KQVR-së në mekanizma rinor ndërkombëtarë, me theks të veçantë jemi duke punuar në idenë që kemi inicuar për formimin e Rrjetit Rinor Ballkanik.

“Të gjithë së bashku do të punojmë për t’i realizuar qëllimet që kemi si Këshill Rinor. Është e drejtë e secilit të vendos se a dëshiron të jap kontribut në KQVR apo jo, por dua të përsëris qëndrimin tim, që KQVR është e hapur për të gjithë, ku duke e rritur bashkëpunimin në mes nivelit lokal dhe qendror, patjetër se edhe puna që e bëjmë do të jetë më e mirë, dhe dua të përsëris që KQVR do të funksionoj në bazë të statutit dhe rregullores, dhe se zgjedhjet në KQVR do të mbahen qofshin të rregullta apo të jashtëzakonshme në bazë të këtyre dokumenteve, e jo me direktiva nga prapaskena dhe me motive të caktuara për vendime të njëanshme nga instucione të caktuara”, tha Murati.

Sipas tij, gjatë këtij takimi Këshillat Rinore Lokale të regjionit të Anamoravës treguan për gjendjen aktuale të tyre si dhe prezantuan aktivitetet të cilat i kanë organizuar gjatë vitit 2013 dhe 2014. Po ashtu gjatë këtij takimi, KVRL-të pjesëmarrëse shprehen gatishmërinë që të angazhohen dhe të jenë pjesë e strukturave të Këshillit Qendror.

Sipas Muratit, nga ky takim koordinues, pjesëmarrësit një zëri dolën me këto konkluza:
– KQVR të vazhdojë koordinimin dhe bashkëpunimin ngushtë me KVRL-të
– KVRL-të e Anamoravës të marrin iniciativa për aktivitete të përbashkëta
– Advokim i përbashkët KQVR-KVRL tek vendimmarrësit në nivel lokal për përmirësimin e kushteve në sektorin rinor.

Për organizimin e këtyre takimeve, KQVR-në po e mbështet Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë.

Përfaqësuesi i këtij misioni, Mahir Shehu tha se OSBE do të vazhdojë të mbështesë KQVR-në dhe KVRL-të edhe gjatë këtij viti. /2lonline/