DYLON

Mural Fest Kosovo dhe DKRS organizojnë workshop mbi Diversitetin

Mural Fest Kosovo dhe DKRS organizojnë workshop mbi Diversitetin
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Mural Fest Kosovo dhe financim të UNMIK-ut, kanë organizuar një punëtori me të rinjtë e Kamenicës dhe Ferizajit, ku përmes pikturave është paraqitur diversiteti në përgjithësi.

Kryetari i komunës Qëndron Kastrati, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë që në Kamenicë po realizohet kjo lloj punëtorie e cila i jep edhe më shumë ngjyra Kamenicës.

EkoHigjiena

“Ndihem jashtëzakonisht mirë që jam në mesin e këtyre të rinjve, të cilët po bëjnë vepra tejet të mira. Normalisht, për këtë u jam mirënjohës Mural Fest Kosovo që po na mbështetë vazhdimisht dhe po na ndihmon që Kamenica të shndërrohet në qytet edhe më të bukur pemës artit, e sidomos më divers për qytetarët”, tha ai.

Sipas tij, Kamenica është një nga qytetet me bashkëjetesën më të mirë e tolerante në mes të gjitha komuniteteve që jetojnë këtu.

Ndërkaq, drejtori i DKRS-së Arianit Ibrahimi tha se angazhimi i tij në të mirën e qytetit e të rinjve do të jetë përherë i pashmangshëm, duke u ofruar atyre kushte më të mira e aktivitete nga më të ndryshmet.

E Lebibe Topalli nga Mural Fest Kosovo, tha se është kënaqësi të gjendet mes të rinjve nga Ferizaji e Kamenica, e gjithashtu falënderoi UNMIK-un për financimin e këtij projekti. /2LONLINE.com/