(2LONLINE) – Banorët e fshatit Muqibabë tani e një javë janë pa rrymë, thotë Vehid Ibrahimi, përfaqësues i këtij fshat, sipas të cilit kjo edhe më shumë po u vështirëson, edhe ashtu, jetën e rëndë që bëjnë edhe ato pak familje që kanë mbetur në këtë fshat të brezit kufitar.
Ibrahimi thotë se moti me të reshura që përfshiu edhe fshatin Muqibabë ka ndikuar të mbesin pa rrymë, aq më parë, kur ai thotë të jenë dëtmuar edhe disa shtylla, ndërsa siç shprehet ai, KEDS-i nuk ua ka bërë akoma “çarën”.
Siç ka thënë Ibrahimi, në të njëjtën situatë janë edhe fshatrat Buricë dhe Lipovicë ndërsa mungesa e rrymës po ndikon drejtpërdrejtë edhe në furnizimin me ujë ngase fshati nuk ka ujësjellës, por me pompa uji sillet nga larg, andaj në mungesë të energjisë elektrike po janë të detyruar që ujin ta bartin nga larg.
Ibrahimi fton përgjegjësitë që të zgjidhin këtë problem me rrymë ndërsa autoritetet komunale edhe t’i ndihmojnë familjet që kryesisht janë familje skamnore. /2lonline/