DYLON

Muqibaba e do mjekun

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Përfaqësuesi i fshatit Muqibabë, Vehid Ibrahimi ka bërë të ditur se po bëhen mbi 2 vite që mjeku nuk del në këtë fshat sikur dikur, për të ofruar shërbime shëndetësore jo vetëm për banorët e Muqibabës, por edhe të fshatrave përreth si Lipovicë, Burincë e Selishtë.

Ibrahimi tha se banorëve të fshatrave të brezit kufitar po u mungojnë shumë gjëra dhe se jeta atje është bërë e vështirë. Në këtë vazhdë është edhe mungesa e mjekut çfarë i detyron ata që kanë nevojë, të zbresin për mjekun në Gjilan, por që kjo u kushto shumë, kur kemi parasysh gjendjen aktuale ekonomike sociale të këtyre banorëve.

EkoHigjiena

Shih për këtë, Vehid Ibrahimi, përfaqësues i fshatit thotë për Portalin 2Lonline se e ka bërë një kërkesë me shkrim në adresë të Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Gjilanit, e ku në emër të këtyre fshatrave kërkohet që mjeku së paku një herë në javë të del në Muqibabë ku ndodhet edhe objekti ku më parë ka qenë funksional e që ndodhet brenda shkollës së fshatit.

Por, Ibrahimi ndjehet i revoltuar që edhe pas një muaj e gjysmë qysh kur është bërë kërkesa në fjalë, ai nuk ka kurrfarë përgjigje, qoftë ajo edhe negative. Ai thotë se këtë e konsideron si injorim të asaj pjese e që nuk duhet bërë assesi. Përveç mjekut banorët e këtyre fshatrave kanë nevojë edhe për ndihma tjera sepse shumica jetojnë në kushte jo të mira.

Ai thotë se për nevojën e mjekut në fshat do t’i adresohet edhe kryetarit të komunës nëse në ditët në vijim nuk do të merr ndonjë përgjigje në kërkesën e bërë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.