DYLON

Mungon kuorumi për seancën e jashtëzakonshëm

Mungon kuorumi për seancën e jashtëzakonshëm
Avatar photo Redaksia

Ka munguar kuorumi për seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, e cila është ftuar për sot e ku në rend dite ishte vetëm një pikë – diskutimin rreth lokacionit të ri të varrezave të qytetit, që është propozuar të jetë në Zabel të Sahit Agës, transmeton 2LONLINE.

Në fakt kanë munguar anëtarët e Kuvendit nga pozita, ndërsa të pranishëm ishin vetëm ata të opozitës të cilët edhe e kishin ftuar këtë seancë.

Për opozitën, pozita qëllimisht nuk ka ardhur për me pengua këtë seancë.

EkoHigjiena

Për opozitën seanca e sotme nuk mund të mbyllet por mund të thirret në një ditë tjetër për t’u vazhduar.

Riza Abdyli (PDK) ka thënë se në këtë mënyrë pozita po e bije në kolaps Kuvendin. Po ashtu u tha se nga LDK-ja dhe parneret e saj po sabotohet institucioni kryesor i komunës, transmeton 2LONLINE.

Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini, pas konstatimit nga sekretaria e Kuvendit se në sallë janë të pranishëm 16 këshilltarë, ndërsa 19 mungojnë, konstatoi se seanca nuk mund mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.